Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara i kanë vlerësuar si të pavërteta informacionet se Irani ka ofruar pezullimin e përkohshëm të programeve që synojnë pasurimin e uraniumit në mënyrë që t'i hapë rrugë bisedimeve me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mënjanojë vendosjen e sanksioneve.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se nuk ka asnjë informacion për ndryshimin e qëndrimit të Iranit.
Në të tjera zhvillime ish presidenti iranian Mohamed Khatami u takua në Nju Jork me kreun e Kombeve të Bashkuara Kofi Annan. Annan kërkoi gjatë takimit të mbyllur me Khatamin që të nxiste dialogun mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Khatami vizitoi 5 qytete amerikane në turneun më të zgjeruar të një zyrtari iranian që nga viti 1979.
XS
SM
MD
LG