Ndërlidhjet

BRUKSEL/NJU JORK


Zyrtarë të NATO-së takohen sot në Bruksel, ku nga vendet anëtare të Aleancës kërkohet të dërgojnë trupa shtesë për misionin e NATO-së në Afganistan. Komandanti i lartë i NATO-së, gjenerali James Jones kërkoi dërgimin e më shumë se 2 mijë e 500 trupave shtesë me qëllim të krijimit të një situate më të qetë, pas shtimit të sulmeve nga talibanët. Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs dhe presidenti pakistanez Pervez Musharaf paralajmruan një rrezik të mundshëm me rishfaqjen e sulmeve nga talibanët.
Ndryshe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka përkrahur vazhdimin e misionit të forcave të NATO-së në Afganistan edhe për një vit.
XS
SM
MD
LG