Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Këshillin e Sigurimit sot është debatuar për Kosovën. Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker tha, se "procesi i statusit e dominon agjendën politike në këtë moment". Sipas tij "ngarkesë për të gjitha aktivitetet paraqet, paqartësia lidhur me të ardhmen. Kosova ka nevojë të lirohet nga kjo paqartësi dhe të lëvizë përpara", tha kryeadministratori Ryker. Ai u shpreh se serbët e Kosovës janë në pozitë të vështirë, pasi "frikësohen për të ardhmen e tyre dhe nuk dijnë se kujt ti besojnë". Ai u angazhua për "integrim e jo izolim". Përfaqësuesja e Britanisë tha se "pavarësia e Kosovës është njëri nga opsionet", ndërsa ajo e Shteteve të Bashkuara tha se "të dyja palët, duhet të jenë realiste lidhur me përfundimin e procesit për status". Përfaqësuesi i Rusisë kërkoi "zgjidhje universale për Kosovën". Sanda Rashkoviq Iviq, përfaqësuese e Serbisë, i kundërshtoi "afatet artificiale" duke theksuar se shpejtimi nervoz mund ti kushtoj shtrenjtë gjithë rajonit, vetë Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Shqipërisë i ftoi të dy palët që të "reflektojnë qasje realiste". Në punimet e Këshillit të Sigurimit mori pejsë edhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
XS
SM
MD
LG