Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësja e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Rosemarie Di Carlo konfirmoi sot qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Grupit të Kontaktit se zgjidhja për statusin duhet të gjendet deri në fund të vitit. "Jemi të përkushtuar ndaj parimeve të Grupit të Kontaktit dhe ne i vërtetojmë fjalët e ministrave gjatë janarit, se ne besojmë që duhet të bëhen të gjitha për të arritur një zgjidhje të negociuar deri në fund të këtij viti", tha Rosemarie Di Carlo. Ajo shtoi se "SHBA-të inkurajojnë të gjitha palët për fleksibilitet në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e kënaqshme e gjithë procesit, bashkë me premtimin se bashkësia ndërkombëtare do të mbetet e angazhuar në Kosovë, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë civil, edhe pas zgjidhjes së statusit".
Ndërkaq presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se procesi i statusit do të përmbyllet me pavarësinë e Kosovës duke falenderuar SHBA-te dhe BE-në për mbështetjen që po i japin procesit të përcaktimit të statusit, në ndihmë ekipit të Ahtisarit dhe vet mandatit të tij në përkushtim që gjithë bisedimet dhe ky proces të përfundojë me 2006 me pavarësimin e Kosovës", tha presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG