Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në takimin e rregullt të Këshillit të NATO-së, sot në Bruksel është diskutuar për Kosovën, ndërsa para ambasadorëve për situatën në Kosovë ka folur gjenerali Gjyzepe Valoto, i cili deri vonë ka shërbyer si komandant i misionit të KFOR-it në Kosovë. Në fjalimin e tij, Valoto e ka paraqitur situatën në Kosovë të qetë dhe stabile, përfshirë edhe situatën në pjesën veriore të Kosovës. Sipas zëdhënësit të NATO-së, Valoto ka thënë se "situata në Kosovë, në këtë fazë kur po zgjidhet statusi i Kosovës, është stabile dhe nën kontroll". Në takimin e Këshillit të NATO-së është folur edhe për procesin e ristrukturimit të misionit të KFOR-it në Kosovë. Gjatë këtij procesi, sipas burimeve të NATO-së, do të shpërbëhen brigadat e deritashme që kanë qenë në zona të ndryshme të Kosovës, dhe e tërë Kosova në këtë mision do të konsiderohet si një zonë unike.
XS
SM
MD
LG