Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


"Greqia do të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e integrimit në strukturat evropiane", deklaroi presidenti grek Kostas Karamanlis pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Në konferecën e përbashkët pas takimit, Berisha dhe Karamanlis njoftuan se kanë diskutuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me marëdhëniet dypalëshe, me theks të veçant, bashkëpunimin ekonomik, ushtarak, atë të institucioneve ligjore si dhe investimet në Shqipëri. Kryeministri Berisha tha pas takimit se i ka njoftuar zyrtarët grekë me përpjekjet e qeverisë shqiptare për krijimin e një klime të favorshme për biznesin e huaj, përfshirë edhe atë grek.
XS
SM
MD
LG