Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier tha sot se Bashkimi Evropian po shpreson se sinjalet e reja politike nga Irani mund ti zgjidhin mospjatimet lidhur me programin e tij bërthamor. Këto komente ai i bëri në Bruksel, ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian:
- Kjo nuk është betejë politike ndërmjet Iranit dhe amerikanëve. Në fakt, kjo është një ofertë për bashkëpunim që Evropa po i jep Iranit, tha Frank-Walter Steinmeier. Irani nuk e respektoi afatin e Kombeve të Bashkuara që deri më 31 të muajit të kaluar ta suspendoj pasurimin e uraniumit. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara të imponojnë sanksione kundër Iranit, por Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron që prioritet ti jepet diplomacisë.
XS
SM
MD
LG