Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari planifikon që javën e ardhshme tu thotë fuqive kryesore se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i afrohen fundit, ka thënë sot një zyrtar i lartë perëndimor, raporton agjencia Reuters. Ai ka thënë se zoti Ahtisaari do të thotë se "ne ndoshta kemi ardhur në fazën ku të dy palët pothuajse i kanë shpenzuar të gjitha opsionet dhe ne jemi në një periudhë shumë të vështirë të negociatave, nëse jo në rrugë – pa krye". Agjencia Reuters mëtutje raporton se diplomatët kanë thënë se nëse të dy palët dështojnë të pajtohen, fuqitë kryesore do të imponojnë vendimin, që me gjasë të mëdha do të jetë mbështejte për pavarësi. Nesër, zoti Ahtisaari udhëton për në Nju Jork, ku ai do ta informoj Këshillinm e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ministrat e jashtëm të fuqive kryesore për gjendjen aktuale të negociatave. "Ai do ti informoj ata për progresin e arritur ose për mungesën e tij", tha ky zyrtar i lartë perëndimor, që ka dashur të mbetet anonim dhe ka shtuar se zoti Ahtisaari do të thotë: "Kjo është situata, çka do të bëni ju lidhur me këtë". Zoti Ahtisaari më 20 të këtij muaji do të takohet me Grupin e Kontaktit.
XS
SM
MD
LG