Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana ka thënë sot se BE-ja dëshiron ta zgjidhë statusin e Kosovës, por edhe ta stabilizoj Serbinë. Në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, zoti Solana ka thënë se "nuk është mënyrë e jona që ta zgjidhim një problem e ta krijojmë tjetrin". Kryesuesi i takimit të sotëm, Erki Tuomioja, ministër i jashtëm i Finlandës, vend ky që kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, ka thënë se gjatë tetorit BE-ja, me themel do ta shqyrtoj çështjen e Kosovës, pas mbajtjes së takimeve të rëndësishme ndërkombëtare, siç është mbledhja ministrore e Grupit të Kontaktit në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG