Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në orët e para të mëngjesit ka eksploduar një bombë e vendosur nën veturën e ministrit të brendshëm të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka njoftuar Shërbimi Policior i Kosovës. Shpërthimi ka ndodhur në Gjilan, afër banesës së zotit Rexhepi. Nuk është raportuar për të plagosur eventualë. Në atë kohë ministri Rexhepi ishte në shtëpi. SHPK-ja ka ndaluar dy persona për intervistim, ka thënë zëdhënësja, Sabrije Kamberi. Qeveria e Kosovës e ka dënuar këtë akt duke e vlerësuar atë si akt kriminal dhe ka ftuar për qetësi. "Në këtë moment të intensifikimit të procesit për statusin final të Kosovës është e domosdoshme të ruhet qetësia dhe poashtu ambienti me tolerancë zero ndaj dhunës dhe krimit", thuhet, pos tjerash, në kumtesën e qeverisë. Këtë akt e kanë dënuar edhe institucionet e tjera të Kosovës.
XS
SM
MD
LG