Ndërlidhjet

PRAGË


Papa Benedikti i 16-të po ballafaqohet me kritika në rritje lidhur me komentet e tij, që duket se Islamin e ndërlidhin me dhunë. Në një fjalim të mbajtur këtë javë, Papa i ka cituar kritikat e një perandori bizantin ndaj profetit Muhamed dhe "luftës së shenjtë". Parlamenti i Pakistanit sot ka miratuar një rezolutë që këron tërheqejn e këtyre komenteve. Në Teheran, kleriku konservator Ahman Khatami u tha besimtarëve në faljen e xhumasë se Papa e ka fyer Islamin. Ministria e jashtme e Afganistanit ka ftuar për qetësi, duke tërhequr vërejtjen se ekstremistët religjiozë, që synojnë përplasje të civilizimeve do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë rast që të nxisin urrejtje fetare. Vatikani ka njoftuar se Papa nuk ka menduar ti ofendoj myslimanët.
XS
SM
MD
LG