Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku përfundoi turneun disa ditësh në Shtetet e Bashkuara dhe Bullgari. Në SHBA, Çeku është takuar me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të Kongresit si dhe me ambasadorë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ndërsa në Sofje, kryeministri Çeku ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit. Ndërkaq sot nga Vjena është kthyer ekipi i Prishtinës që mori pjesë në bisedimet për decentralizimin e pushtetit lokal.
XS
SM
MD
LG