Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush kërkoi nga Kongresi të miratojë legjislacionin me të cilin caktohen qartë mënyrat se si duhet të gjykohen terroristët. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se "legjislacioni duhet të nxjerr strategji për mënyrat e marrjes në pyetje dhe zhvillimin e hetimeve mbi terroristët e dyshuar". Bush nënvizoi se "terroristët duan prap të sulmojnë Shtetet e Bashkuara". Ai i bëri këto komente, pasi komisioni i Senatit amerikan e mbrojti atë rreth planeve të administratës për ngritjen e Gjykatave Speciale Ushtarake.
XS
SM
MD
LG