Ndërlidhjet

TEHERAN


"Raporti i Shteteve të Bashkuara për të drejtat fetare, që kritikon ashpër Iranin, është i motivuar politikisht", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane. Duke reaguar në raportin e fundit të departamentit të shtetit, ku Irani cilësohet si vendi që fare nuk i respekton të drejtat fetare, zëdhënësi Ali Hoseini tha se raporti është i pa vlefshëm. Ai shtoi se "Amerika është ajo që vazhdimisht abuzon me të drejtat e të burgosurve në burgun e Guantanamos në Kubë, dhe atyre në Abu Graib në Irak. Hoseini shtoi se "gjestet që Amerika i ka bërë në këto dy burgje, i kanë humbur asaj reputacionin në botë".
Shtetet e Bashkuara dhe Irani i kanë prishur marëdhëniet diplomatike pas revolucionit islamik të vitit 1979.
XS
SM
MD
LG