Ndërlidhjet

DIJARBAKIR


Mijëra qytetarë kanë protestuar sot të qetë në Dijarbakir të Turqisë, duke dënuar sulmin e fundit në këtë vend që la të vrarë së paku 10 persona dhe disa të tjerë të plagosur. Tetë nga viktimat e këtij sulmi ishin fëmijë. Autoritetet turke kanë akuzuar Partinë Kurde për këtë sulm që njëherësh është më i përgjakshmi pas atij të nëntorit të vitit 2003 në Stamboll, ku humbën jetën 60 njerëz.
Megjithatë, mbetet e paqartë se kush qëndron prapa sulmit pasi që kurdët përbëjnë shumicën e banorëve në Dijarbakir, dhe deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG