Ndërlidhjet

ROMË


Papa Benedikti i 16-të, tha sot se i vjen "shumë keq" për reagimet e ashpra që u nxitën nga një fjalim i tij për Islamin dhe Luftën e Shenjtë. Ai tha se teksti, i cili ka ofenduar shumë myslimanë, nuk e paraqet mendimin e tij personal. Duke folur sot nga rezidenca e tij në afërsi të Romës, Papa tha se fjalimi kishte për qëllim të vendosë një "dialog të sinqertë" me myslimanët. Ministria e brendshme i Italisë ka urdhëruar shefat e policisë, që ta rrisin nivelin e sigurisë kombëtare pas kërcënimeve nga grupet islamike, lidhur me komentet e Papës.
XS
SM
MD
LG