Ndërlidhjet

TIRASPOL /BRUKSEL


97% e votuesve në rajonin e Transdnjestrit kanë votuar në mbështetje të pavarësisë nga Moldavia dhe një bashkimi të mundshëm me Rusinë.
Duke i shpallur rezultatet preliminare, udhëheqësi i Transdnjestrit, Igor Smirnov kërkoi që menjëherë të nisin punët drejt bashkimit me Rusinë. Nga ana tjetër zëdhënësi i Komisionit Evropian, Pietro Petrucci, tha se " ky referendum, sikurse që është për tërë komunitetin ndërkombëtar edhe për Bashkimin Evropian është i pa paranueshëm".
"Bashkimi Evropian nuk e njeh Republikën Moldave të Transdnjestrit. Ky entitet nuk është i pranuar nga asnjë shtet në botë, dhe kjo është arsyeja pse kreu i OSBE-së për Evropë i ka konsideruar këto zgjedhje të pavlefshme dhe jo të pranuara ndërkombëtarisht, pra edhe BE-ja nuk e pranon në asnjë mënyrë", ka thënë Petrucci.
XS
SM
MD
LG