Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Zëvendës presidenti iranian Golamreza Aghazadeh, tha sot në Vjenë se ende ka mundësi që nëpërmjet negociatave të zgjidhet kriza rreth ambicieve bërthamore të Iranit. Por, ai paralajmroi se Irani do ta ndërprejë bashkëpunimin me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për programe bërthamore, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së vepron kundër tij. Bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Irani t'i japë fund projekteve për pasurimin e uraniumit, derisa kreu i Agjencisë për Energji Bërthamore, Mohamed el Baradei është shprehur optimist për tejkalimin e mosmarrëveshjeve me Iranin.
XS
SM
MD
LG