Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Pietro Petrucci, tha se "referendumi për pavarësi i mbajtur sot në rajonin e Transdnjestrit në Moldavi, për Bashkimin Evropian është i pa paranueshëm".
"Bashkimi Evropian nuk e njeh Republikën Moldave të Transdnjestrit. Ky entitet nuk është i pranuar nga asnjë shtet në botë, dhe kjo është arsyeja pse zgjedhjet i konsiderojmë të pavlefshme ndërkombëtarisht ", ka thënë Petrucci.
Këto komente erdhën pas referendumit të mbajtur në rajonin e Transdnjestrit me ç'rast 97 përqind e banorëve votuan në mbështetje të pavarësisë nga Moldavia dhe një bashkimi të mundshëm me Rusinë.
XS
SM
MD
LG