Ndërlidhjet

logo-print

BUDAPEST


Partitë opozitare i bënë thirrje kryeministrit të Hungarisë Ferenc Gyurcsany të japë dorëheqje pasi mijëra njerëz dolën në rrugë në protestat kundër qeverisë, me ç'rast u lënduan mbi 100 veta.
Gyurcsany tha se nuk do të japë dorëheqje.
Protestat më të ashpra që nga rrëzimi i komunizmit, u nxitën nga publikimi i një videoje, ku Gyurcsany thotë se ai dhe Partia Socialiste që ai drejton, kanë gënjyer për gjendjen ekonomike në vend me qëllim që t'i fitojnë zgjedhjet e prillit.
"Është e vërtetë se në 8 vitet e shkuara elita politike e vendit ka gënjyer. Për këtë po flasim që si t'i shkojmë kundër gënjeshtrës politike që filloi më 1992, dhe si të ndahemi prej saj. Unë s'mund të ndahem nga ajo edhe për një vit e gjysmë", ka thënë Gyurcsany.
Rrugët sot ishin të qeta. Rreth 60 protestues ndodhen para parlamentit, ndërsa prania e policisë është e lehtë.
XS
SM
MD
LG