Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan paralajmëroi luftë civile në Irak nëse vazhdon dhuna atje.
Komentet e tij në konferencën e donatorëve u bënë pasi mbi 30 veta e humbën jetën në valën e fundit të sulmeve.
"Nëse zhvillimet aktuale dhe dhuna vazhdojnë shumë gjatë, ka rrezik të madh që Iraku të shkatërrohet, me gjasë nga shkalla e gjerë e luftës civile", tha Annan.
Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki tha se është e gatshme ta marrë kontrollin e sigurisë në provincën jugore Dhi Qar, ku aktualisht ndodhen trupat italiane nën komandën britanike.
XS
SM
MD
LG