Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Mbrojtjes Des Browne tha se talibanët në jug të Afganistanit luftojnë shumë më tepër se'ç pritej kur trupat britanike filluan të vendosen në provincën Helmand në fillim të vitit.
Browne i tha një auditori në Institutin për Shërbime Mbretërore në Londër se këmbëngulja e talibanëve përkundër humbjeve masovike që pësojnë paraqet "befasi", e cila ka bërë që të shtohen përpjekjet e britanikëve. Për pasojë, talibanët kanë arritur ta ngadalësojnë progresin në jug të vendit, tha Browne.
XS
SM
MD
LG