Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i përkrahë reformat demokratike në Lindjen e Mesme.
Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Bush tha se më nuk është e mundur që bota të mendojë se Lindja e Mesme është një rajon stabil.
"Sot dua t'ju drejtohem njerëzve në Lindjen e Mesme. Vendi im e dëshiron paqen. Ekstremistët në mesin tuaj përhapin propagandë duke pohuar se Perëndimi është i përfshirë në luftë kundër Islamit. Kjo propagandë nuk është e vërtetë, dhe ka për qëllim që t'ju hutojë për të justifikuar aktet e terrorit", tha Bush.
Ai tha se SHBA respektojnë Islamin, por shtoi se Amerika do të mbrohet nga ata që e shtrembërojnë Islamin për të mbjellur vdekje dhe shkatërrime.
Presidenti Bush iu drejtua edhe popullit iranian, duke i thënë se SHBA i respektojnë ata dhe vendin e tyre.
"Ju e meritoni mundësinë për të përcaktuar të ardhmen tuaj, për një ekonomi që do t'i shpërblente talentët tuaj, dhe për një shoqëri që do t'u mundësonte ta realizonit potencialin që keni. Por pengesa më e madhe për këtë ardhmëri janë sundimtarët tuaj që ju kanë mohuar lirinë, ndërsa resurset e vendit tuaj i shfrytëzojnë për të finansuar terrorizmin dhe për të zhvilluar armë bërthamore", tha Bush, për të shtuar se Irani duhet të heqë dorë nga ambicjet bërthamore.
XS
SM
MD
LG