Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu nesër udhëton në Nju Jork, ku të premten do të flasë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sejdiu do të flasë për gjendjen në Kosovë dhe procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës.
Në mbledhje do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i KB për statusin, Marti Ahtisaari, si dhe presidenti i Serbisë Boris Tadiq.
Tadiq tha sot se në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork, do ta prezantojë "përcaktimin e fuqishëm të Serbisë demokratike për paqe dhe stabilitet në rajon", si dhe "qëndrimin e qartë kundër pavarësisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG