Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia është duke hetuar shpërthimin e mbrëmshëm në apartamentin e familjes serbe Pavlloviq nga Klina, me ç’rast 4 persona të kësaj familjeje kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për shërim në spitalin e Pejës dhe njoftohet se janë jashtë rrezikut për jetë. “Policia me ndihmën e KFOR-it po e hetojnë këtë incident, dhe komisionari i policisë ju siguron se nuk do te lihet asnjë gur pa u rrotulluar përderisa të gjenden kryesit e këtij akti”, tha zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Thomas Lee.
Policia ka ndaluar 3 persona lidhur me këtë ngjarje, por ata janë liruar pas marrjes në pyetje. Ndërsa, zëdhënësi i UNMIK-ut Jeff Biely, tha se situata e sigurisë në tërë vendin mbetet stabile.
Sulmi në fjalë është dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG