Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish kryetarit serb Milan Milutinoviq dhe pesë të të akuzuarve të tjerë për krime të kryera në Kosovë, ka dëshmuar Halit Berisha nga komuna e Therandën përkatësisht Suha Reka. Ai dëshmoi për dëbimin me dhunë të familjes së tij nga policia serbe si dhe vrasjen e vëllaut dhe anëtarëve të tjerë të familjes së ngushtë në majin e vitit 1999. Berisha tha se dy ditë pasi kishin filluar bombardimet e NATO-së, ai kishte kuptuar për vllaun e vrarë, si dhe anëtarët e tjerë të familjes Berisha të pushkatuar në një kafiteri. Sipas aktakuzës, policia në atë vend, kanë vrarë më shumë se 40 gra, fëmijë dhe pleqë, trupat e të cilëve, më vonë janë gjetur në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.
XS
SM
MD
LG