Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Katërshja ndërkombëtare për Lindjen e Mesme i ka mbështetur përpjekjet e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas për të formuar qeverinë e unitetit kombëtar, ku do të merrnin pjesë Hamasi dhe lëvizja Fatah.
Deklarata e katërshes, që përbëhet nga SHBA, BE, Rusia dhe KB, shfaq shpresën se politikat e çdo administrate të bashkuar palestineze do t'i "pasqyrojnë" kërkesat që Hamasi të heqë dorë nga dhuna, të njohë Izraelin dhe të njohë marrëveshjet e mëparshme paqësore izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG