Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Aktet e dhunës dhe të terrorit prishin pamjen e Kosovës para botës dhe dëmtojnë rëndë politkisht procesin e pavarësimit të vendit". Kështu thuhet në një deklaratë të Kuvendit të Kosovës të lëshuar sot.
Në këtë deklaratë, dënohen ashpër shpërthimet e ditëve të fundit, që njëherësh konsiderohen akte dhune e terrori të cilat e rrezikojnë jetën e njerëzve dhe krijojnë pasiguri në vend."Kuvendi i Kosovës kërkon nga SHPK-ja, policia e UNMIK-ut dhe përgjegjësit tjerë të sigurisë në Kosovë, që kryesit e këtyre akteve të nxirren para ligjit, si dhe të parandalojnë veprimet që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve", thuhet në deklaratën e Kuvendit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG