Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"NATO-ja ka ngritur patrulla shtesë në Kosovë në mënyrë që të parandalojë ndonjë dhunë të mundshme derisa afrohet koha e vendosjes së statusit", njofton agjencia Reuters. Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qenë të shqetësuara nga shpërthimet e fundit në Kosovë, përfshi edhe sulmin ndaj katër serbëve. "KFOR-i dhe Kombet e Bashkuara janë të përkushtuara që të mos lejojnë asnjë lloj dhunë. Për pasojë, KFOR-i ka shtuar numrin e patrullave, pikave të kontrollit si dhe ka ndërmarrë një numër ushtrimesh në perëndim dhe lindje të Kosovës" ka thënë koloneli i KFOR-it Reinger Senger.
XS
SM
MD
LG