Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit vranë sot së paku 30 njerëz në pjesë të ndryshme të Irakut, kryesisht pjesëtarë të forcave të sigurisë. Gjashtë oficerë të policisë janë vrarë në Bagdad ndërsa 8 të tjerë u vranë në Falluxha pas shpërthimit të një bombe.
Në zhvillime të tjera në Irak, trupat amerikane dhe irakiane njoftuan sot për arrestimin e dy bashkëpuntorëve të afërt të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr që dyshohen për organizimin e vrasjeve sektariane.
XS
SM
MD
LG