Ndërlidhjet

logo-print

BUDAPEST


Qeveria hungareze ka ftuar sot partitë opozitare për të diskutuar rreth protestave të fundit anti-qeveritare në Budapest, mirëpo opozita e ka refuzuar kërkesën. Partitë më të mëdha opozitare njoftuan se do ta shtyejnë mitingun zgjedhor të paraparë për 23 shtator, për shkaqe të sigurisë.
Ndryshe rreth 15 mijë njerëz kanë protestuar mbrëmë për të tretën natë me rradhë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Ferenc Gyurcsany.
Rreth 20 veta raportohet se janë lënduar, kryesisht për shkak të gazit lotsjellës. Kryeministri ndërkaq, disa herë i ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje.
XS
SM
MD
LG