Ndërlidhjet

PRISHTINË


Emisari i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari do të propozojë zgjidhjen për statusin e Kosovës deri në muajin nëntor, pasi të ketë siguruar mbështetjen nga fuqitë e mëdha për t'u dhënë fund bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, bënë të ditur agjencia Rojter duke iu referuar burimeve diplomatike. "Kjo mund të ndodh deri në muajin nëntor, por ndoshta edhe më herët", i ka thënë një diplomat perendimor agjencisë Rojter.
Diplomatët i kanë thënë kësaj agjencie se Marti Ahtisari do të propozojë që Kosova të fitojë pavarësinë, krahas garancave për pakicën serbe që të mbikqyren nga Bashkimi Evropian dhe NATO.
Agjencia britanike e lajmeve, vlerëson se pohimet e diplomatëve për suazën kohore të zgjidhjes së statusit dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë, kanë arritur të tejkalojnë kundërshtimin e Rusisë që nuk pajtohej me caktimin e afateve për mbylljen e këtij procesi.
XS
SM
MD
LG