Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


"Bisedimet rreth programeve bërthamore të Iranit me Bashkimin Evropian, janë në rrugë të duhur", tha sot presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad.
Duke folur në një konferencë me gazetarë në Nju Jork, Ahmedinejad tha se "nuk di më çfarë provash të ofrojë për të garantuar se Teherani nuk është duke zhvilluar armë bërthamore. Aftësitë tona bërthamore janë shumë transparente. Ne i kemi ftuar të gjithë, diplomatët e shkencëtarët, që të vijnë dhe t'i shohin programet. Ne dëshirojmë të prodhojmë energji bërthamore", ka thënë Ahmedinejad.
XS
SM
MD
LG