Ndërlidhjet

NJU JORK


Zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës është një prej problemeve më të renda me të cilat përballet Serbia, vendet ballkanike, komuniteti ndërkombetar dhe populli shqiptar e ai serb në Kosovë. Keshtu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Duke iu referuar Kosovës si krahinë, presidenti serb ka thënë se Serbia u ofron shqiptarëve të Kosovës një shkallë të gjerë autonomie, si një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabile, e cila do të hape një faqe të re në historinë e gjatë dhe të rëndë të marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
Presidenti maqedon, Branko Cërvenkovski, ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e pranueshme për të gjithë. Ai ka kërkuar që çështja e kufirit me Kosovën të përmbyllet para marrjes së vendimit për statusin përfundimtar, në bazë të marrëveshjes së arritur midis Shkupit dhe Beogradit në shkurt të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG