Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ministri i Jashtëm i Ukrainës Boris Tarasyuk i ka paralajmëruar fuqitë e Perëndimit se imponimi i pavarësisë për Kosovën do të ishte presedencë për rajonet tjera në Evropën Lindore.
"Shumë regjime separatiste në rajon presin për zgjidhjen e problemit të Kosovës me qëllim që t'i ndërmarrin veprimet e tyre për t'u ndarë", ka thënë Tarasyuk për agjencinë Reuter.
"Kjo mund të jetë presedencë, në bazë të së cilës do të vendosnin regjimet tjera separatiste. Kjo mund t'i minojë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje në Transnjestri, Abkhazi, Osetinë Jugore dhe Nagorno-Karabah", ka thënë Tarasyuk.
XS
SM
MD
LG