Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se "deklaratën që SHBA-të, kanë kërcënuar ta sulmojnë Pakistanin'", për herë të parë e ka lexuar sot në gazetë". Këto komente Bush i bëri pas takimit me presidentin pakistanez Pervez Musharaf.
"Mendoj se u habita nga vrazhdësia e fjalëve. E tëra që mund të them është se menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, sekretari i atëhershëm i shtetit Colin Pauell më tha' presidenti Musharaf e kupton rrezikun dhe dëshiron të na bashkangjitet për ta çrrënjosur armikun që la të vrarë 3 mijë qytetarë tanë", tha Bush.
Ndërsa presidenti Musharaf tha se beson në presidentin Bush me vendin e të cilit kanë një bashkëpunim të plotë.
XS
SM
MD
LG