Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Milicia e Hezbollahut është grumbulluar sot në Bejrut për të shënuar, siç thanë, fitoren nga lufta e fundit me Izraelin. Udhëheqësi i grupit, Hasan Nasrallah tha se "Hezbollahu nuk do ti lëshoj armët përderisa shteti i Libanit të jetë mjaft i fortë sa për tu mbrojtur vet nga kërcënimet e Izraelit. Ai poashtu shtoi se grupi që e drejton, posedon më shumë se 20 mijë raketa dhe ka kapacitet ushtarak më të fortë se asnjëherë më parë.
Nga konflikti i fundit 34-ditësh, janë vrarë së paku 1 mijë e 200 libanez dhe rreth 160 izraelit.
XS
SM
MD
LG