Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish presidentit serb Millan Millutinoviq dhe pesë të akuzuarve të tjerë, ka dëshmuar Ali Gjogaj nga komuna e Prizrenit. Gjogaj, i cili në Prizren ka punuar si varrëtar, dëshmoi se së bashku me disa punëtor, në pranverën e vitit 1999, janë detyruar nga policia serbe t'i zhvarrosin rreth 90 trupa të pajetë, kryesisht gra, pleqë dhe fëmijë për ti futur pastaj në kamion frigorifer.
XS
SM
MD
LG