Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Forcat paqëruajtëse ndërkombëtare KFOR dhe policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës kanë shtuar ditët e fundit masat e sigurisë, posaçërisht duke shtuar praninë e tyre nëpër rrugët e Kosovës, për të demonstruar forcën, kanë bërë të ditur zyrtarë të KFOR-it dhe të policisë në Prishtinë. Këto masa sipas tyre janë ndërmarrë me qëllim që të mos lejohet përsëritja e sulmeve më bomba siç ka ndodhur ditët e kaluara. Shtimin e masave të sigurisë e ka kërkuar dje përmes një deklarate edhe Kuvendi i Kosovës.
Ndryshe nga shtimi i masave të sigurisë, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Mitrovicë, Larry Miller bëri të ditur sot se janë krijuar kushtet për hapjen e urës mbi lumin Ibër, pas më se tre javësh. Ai tha se ura qëndrore do të hapet të hënën më 25 shtator në orën shtatë të mëngjesit, dhe do të jetë e hapur për të gjithë, si për automjete, ashtu edhe për këmbësorë.
XS
SM
MD
LG