Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Koha për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës është e kufizuar, por "nuk kam afate kohore fikse", është shprehur kryenegociatori Marti Ahtisari gjatë raportimit të tij të mbrëmshëm para Këshillit të Sigurimit.
Duke folur për ecurinë e deritashme të bisedimeve Ahtisari tha se "do të ishim plotësisht të paralizuar nëse njerëzit do na thonin mos ndërmerrni këtë hap pasi do ketë pasojë në diçka tjetër".
Duke iu përgjigjur debateve për krahasimin e rastit të Kosovës me konfliktet në territoret e ish Bashkimit Sovjetik Ahtisari përsëriti se "Kosova është rast special", pasi historia e Kosovës ka qenë e ndryshme nga çdo konflikt në Ballkan apo Kaukaz.
Lidhur me debatet e bëra gjatë seancës së mbyllur në Këshillin e Sigurimit agjencitë e lajmeve citojnë ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara se "pas 7 vjetësh pasiguri për Kosovën dhe popullin në Kosovë e në Serbi njerëzit e meritojnë t'u zgjidhet statusi".
XS
SM
MD
LG