Ndërlidhjet

PRAGË


Qeveria e Çekisë ka rritur masat e sigurisë në Pragë pas informacioneve se është rritur rreziku për sulme terroriste.
Kryeministri Mirek Topolanek tha se Qeveria çeke u takua gjatë natës dhe miratoi masa sigurie shtesë. Ai tha se qeveria vendosi t'i rritë masat e sigurisë në Pragë "me qëllim të eliminimit të rreziqeve ekzistuese".
Sot pasdite, policia vendosi roje të armatosura në qendrën historike të qytetit dhe rreth disa ndërtesave.
XS
SM
MD
LG