Ndërlidhjet

PRAGË


Zyrtarë të Arabisë Saudite deklaruan se nuk kanë informacione që Osama Bin Laden ka vdekur. Këto komente erdhën pasi dje një gazetë franceze publikoi raportin se Bin Laden ka vdekur nga tifoja në Pakistan. Autori i shkrimit në" L'Est Republicain", Laid Sammari insiston që dokumenti është origjinal.
"Mendoj se nuk ka asgjë për të diskutuar rreth origjinalitetit të dokumentit, të cilin Shërbimi i Jashtëm Francez për Kundërzbulim, e cilëson si 'Konfidencial'. Dokumenti ekziston që nga 21 shtatori dhe është aq origjinal sa që edhe presidenti francez urdhëroi mbrëmë hetime të plota se si ka dalur ky dokument", ka thënë Sammari.
Ndërsa presidenti Jasques Chirac tha se vdekja e Bin Ladenit në asnjë mënyrë nuk është konfirmuar.
"Duke pas parasysh informacionin, them se në asnjë mënyrë nuk është i konfirmuar, dhe nuk mund të komentojë më tepër rreth kësaj çështjeje", ka thënë Chirac.
Edhe Shtetet e Bashkuara thanë se nuk mund ta konfirmojnë nëse Osama Bin Laden ka vdekur.
XS
SM
MD
LG