Ndërlidhjet

Në përkujtim të masakrës së Reçakut, zbulohet shtatorja e Walkerit


Zbulohet shtatorja e Walkerit në Reçak
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:16 0:00

Zbulohet shtatorja e Walkerit në Reçak

Në Kosovë është përkujtuar masakra e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë.

Vrasja e civilëve shqiptarë u cilësua "krim kundër njerëzimit" nga ish - shefi atëbotë i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker.

Në kompleksin memorial në Reçak, të shtunën më 14 janar, është bërë zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.

Walker, i cili ka qenë pjesëmarrës në këtë ceremoni ka thënë se pas ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur në Reçak 18 vjet më parë, ai tani ndihet se është pjesë e familjeve të Reçakut.

“Nuk mund të gjej fjalë, për t;ju falënderuar të gjithëve juve, për të falënderuar Reçakun. Unë e di që në shtatore jam unë, por nuk jam thjesht unë, por është simboli i asaj që ka ndodhur në Reçak dhe simboli i asaj që Reçaku ka dhënë”, theksoi Walker.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Walker ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës për ngjarjet, të cilat ndodhnin para 18 vjetëve në Kosovë.

Kosova, shtoi Thaçi, në vazhdimësi ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe tani.

Unë sapo jam kthyer nga Washingtoni dhe dua të potencoj para juve, qytetarë të Reçakut, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës se edhe administrata e re e presidentit Trump do të ruajë vëmendjen theksueshëm dhe rëndësishëm për Kosovën për popullin e Kosovës për paqen e stabilitetin dhe perspektivën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha Thaçi.

Ngjarja e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG