Ndërlidhjet

Ministri i Jashtëm turk: Assadi s'mund të udhëheqë më


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Siri, duke e përshkruar situatën në qytetin Alepo si kritike.

Duke folur në një konferencë për media në Bejrut, Cavusoglu tha se presidenti sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjës për 600,000 vdekje dhe, si i tillë, nuk mund të udhëheqë vendin.

“Ne e kemi mbështetur regjimin e Assadit përpara se ka nisur të vrasë njerëzit e tij. Këtë e kemi bërë për kohë të gjatë. Por, në këtë fazë, duhet të jemi realë. Personi që vret 600,000 njerëz nuk duhet të udhëheqë asnjë vend”, tha Cavusoglu.

Turqia, anëtare e NATO-s, është mbështetëse e rebelëve që luftojnë kundër Assadit.

XS
SM
MD
LG