Ndërlidhjet

Protestë kundër qarkullimit të trenit serb


Protesta në Prishtinë
Protesta në Prishtinë

Pas ngjarjes së krijuar për qarkullimin e një treni nga Serbia në Kosovë një grup i qytetarëve të Kosovës, kanë nisur një protestë përballë Qeverisë së Kosovës.

Protesta që po mbahet para Qeverisë së Kosovës, është thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kërkesa e tyre drejtuar Qeverisë, Presidentit dhe kryeparlamentarit është të largohen pasi që siç thonë ata “s’po janë në gjendje të ndalin trenin e Serbisë”.

Të shtunën nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd është nisur për në Kosovë një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

XS
SM
MD
LG