Ndërlidhjet

Vdiq, George Krimsky, gazetari që raportoi për disidentët gjatë BRSS-së


George Krimsky - fotografi e 24 tetorit 2009
George Krimsky - fotografi e 24 tetorit 2009

Ka vdekur në moshën 75 vjeçare, George Krimsky, gazetar dhe shkrimtari që ka raportuar për aktivitetet e disidentëve gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, dhe i cili e bashkë-themeloi qendrën për gazetarë ndërkombëtar.

Krimsky, i cili ka jetuar në Uashinton, ka vdekur para dy ditësh pas një beteje me kancer, njofton familja e tij.

Ai ka punuar për Associated Press në New York dhe në vitin 1974 ishte dërguar në Bashkimin Sovjetik. Njohja e gjuhës ruse i ka mundësuar atij që ketë kontakte me liderët e disidentëve, përfshirë edhe shkencëtarin, Andrei Sakharov.

Krimsky ka mbajtur takime sekrete edhe me Josef Alliluyev, stërnipin e Josef Stalinit, i cili i kërkoi Krimskit ndihmë që të shkojë në SHBA për të parë nënën e tij e cila kishte ikur në perëndim.

Alliluyev nuk ka arritur asnjëherë të largohet nga BRSS, ndërsa Krimsky u deportua me akuzën fallse për spiunim.

“Ai ka raportuar me guxim dhe të vërteta nga Moska, duke kërkuar disidentët dhe rusët e rëndomtë në një kohë kur reporterët perëndimor kanë qenë nën vëzhgim të rregullt”, ka thënë John Daniszewski, nënpresidenti i AP-së për standarde.

XS
SM
MD
LG