Ndërlidhjet

Mustafa: Qeveria e Kosovës ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka lavdëruar punën e qeverisë së tij, duke thënë se “ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme”.

Mëtutje, në rrjetin Facebook, zoti Mustafa konstatoi se qeveria e ka “mundur dhunën dhe përpjekjet për instalim të rrënimit të pushtetit demokratik me dhunë, të paparë jo vetëm në Ballkan, por edhe në demokracitë e tjera”.

Kryeministri i Kosovëse ka veçuar si të arritur “forcimin e marrëdhënieve me BE-në, nënshkrimin e marrëveshjes së parë kontraktuale dhe plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave, shumë më shumë se vendet e tjera”.

Sa u përket sfidave, të cilat ai i vlerësoi si “jo të pakapërcyeshme”, Isa Mustafa i ka përmendur transformimin e FSK-së, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në fund të postimit të tij, ai thotë se “ne nuk do të dorëzohemi para reformave dhe vendimeve të mëdha, sado të vështira të jenë ato”.

XS
SM
MD
LG