Ndërlidhjet

Trump i ofron “bashkëpunim të plotë” kryeministres May pas sulmit në Londër


Presidenti Donald Trump
Presidenti Donald Trump

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump i ka ofruar bashkëpunim të plotë kryemininistres britanike Theresa May, pas sulmit terrorist në Parlamentin britanik.

Përmes një deklarate për media thuhet se Trump në një bisedë telefonike me kryeministren May, i ka shprehur ngushëllimet për viktimat.

Trump po ashtu ka ofruar “bashkëpunim dhe mbështetje të plotë të qeverisë amerikane që përgjegjësit e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.

Në herët, Sekretar amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka thënë se Uashingtoni dënon “këto akte të tmerrshme të dhunës, pavarësisht nëse ato kryehen nga individë problematic ose nga terroristët”.

XS
SM
MD
LG