Ndërlidhjet

“Mur i gjallë” kundër Gazpromit


“Mur i gjallë” kundër Gazpromit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00

Mijëra njerëz formuan një mur të gjallë, i cili shtrihej pothuajse shtatë kilometra përgjatë kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisit, për të protestuar kundër bisedimeve ndërmjet qeverisë gjeorgjiane dhe Rusisë, për gjigantin rus të naftës, Gazprom. Demonstrata e 6 marsit ishte organizuar nga partia e ish-presidentit pro perëndimor, Mikheil Saakashvili. Protestuesit brengosen se blerja e naftës nga Gazpromi do ta bënte Gjeorgjinë të varur nga Rusia dhe do ta parandalonte vendin që t’i afrohej më shumë Perëndimit. Një ditë para protestës, qeveria gjeorgjiane kishte paralajmëruar se e kishte braktisur planin fillestar për të blerë naftë nga Rusia. Sipas saj, gjithë nafta që i duhet Gjeorgjisë mund të merret përmes marrëveshjes së nënshkruar me Azerbajxhanin.

XS
SM
MD
LG