Ndërlidhjet

Kremlini mohon akuzat e Malit të Zi për përfshirje në komplotin për puç


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini i cilësoi si "të papërgjegjshme" akuzat e Malit të Zi se Rusia ka qenë e përfshirë në një komplot për vrasjen e ish-kryeministrit malazez.

Prokurori Special i Malit të Zi, Millivoje Katniq, akuzoi Moskën për përfshirje në komplotin e dyshuar, në tetor të vitit të kaluar, i cili, sipas tij, ka synuar të sjellë një figurë të opozitës në pushtet dhe të ndalojë integrimin e Malit të Zi në NATO.

"Tani e dimë se institucionet shtetërore ruse kanë qenë të përfshira. U përket atyre të hetojnë rastin", tha Katniq për televizionin Prva.

Kremlini i hodhi poshtë akuzat e Katniqit dhe mohoi ndërhyrjen në punët e brendshme të Malit të Zi.

"Këto fjalë janë shumë serioze. Dështimi për t'i mbështetur ato me informacione të besueshme është i papërgjegjshëm", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Më 16 tetor, në ditën kur Mali i Zi ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, autoritetet kanë arrestuar 20 veta nga Serbia fqinje, nën akuzat se kanë planifikuar sulme të armatosura kundër shtetit.

Partitë opozitare kanë akuzuar ish-kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe aleatët e tij për fabrikim të komplotit.

XS
SM
MD
LG